Tuesday, February 11, 2014






Ditë harrimi

14 Shkurt

Ej miku im
Fillimfillimi im
Ka qenë mikesha
e Shën Valentinit

Prandaj, kur të gjithë
festojnë sot
ne kemi

Ditë  Harrimi








Ditë harrimi

14 Shkurt

Ej miku im
Fillimfillimi im
Ka qenë mikesha
e SHËN VALENTINIT

Prandaj, kur të gjithë
festojnë sot
ne kemi
DITËHARRIMI














VALDETE ANTONI
POEZIA

Poezi


Ditë harrimi

14 Shkurt





Ej miku im
Fillimfillimi im
Ka qenë mikesha
e SHËN VALENTINIT

Prandaj, kur të gjithë
festojnë sot
ne kemi
DITËHARRIMI

Monday, November 18, 2013

Poezitë pinë brymë dhe qajnë Atlantidën...nga Pendekaltri




Një Mirnjohje ndaj krijuesit të blogut të parë 
artistik dedikuar veprës dhe personalitetit
të autores :





VALDETE ANTONI, 
gazetare në Radio Tirana (1977-2013),
 autore e disa librave, 
është një nga poetet më të ndjera 
e ndër kohë më te heshtura 
e më të pabuja në poezinë e sotme. 




KOLEC TRABOINI

Nuk flasin shumë për të nëpër gazeta e revista, 
por nrkohë poezia e saj  flet aq shumë 
për këdo që ka ndjenjë e shije të hollë estetike. 
Poezia e saj është lirike,  intime,   plot ndjenjë,  mendim e figuracion.






/Hyj në kraharor zoti
/ si në një djep fyejsh
/dhe, luaj në fjetje
/me mijëra këmbanëza
/që gjej atje
/si të vërtetat më të paçuditshme
/të kësaj bote
/ Nga habia ngrij
/ Dhe, bëhem femër/.


Në poezitë e Valdete Antonit 

"poezitë pinë brymë
/ dhe qajnë
/ Atlantidën/"






Librat poetik të Valdete Antonit:




"ëndërr në mur" Prishtinë 1993,








"Muri im ka veshur këmishë"Tirane 1997,









"E pashë fluturimin tim"Tiranë 1999,









"Hyj në kraheror Zoti"Tiranë 2001.












"Tretur në polen drite''Tiranë 2005.










Kjo ese online
dhe shumë të tjera u realizuan fillimisht nga kolegu krijues dhe miku i familjes Antoni, kineasti i njohur  Kolec Traboini, në art nga Pendekaltri në vitin 2007;





Koment vlersues:


Spleen dhe parfum


Po,vërtet,ky cikël me poezi shkruar nga Valdete Andoni,sot,teksa ndodhem në punë (në një ditë gri e plot spleen),më hyri brenda shpirtit si një fllad i pastër e plot parfume pranverore.Më ndjeni për këto rreshta, ndofta naive, por e bukura nuk provokon veçse ndjenja të tilla - si edhe shumë sensibilitet e sentimenete delikate...



VASIL QESARI, Francë, 2007.
___________________






Tuesday, November 12, 2013

Impresion -Nga Faruk Myrtaj,Toronto




Mbase në  Tirane mungojnë shumë gjëra. Gjëra që s'janë. Që nuk janë dot. Që nuk janë krijuar apo që s'i bëjmë dot. As që ia vlen të ankohemi për to!
Më shumë na dhembin gjëra që i kemi e nuk i shfaqim. Gjëra që nuk shfaqen se ne e mbushim ajrin dhe skenën dhe faqet e para të gazetave me shtirje e
sforcime dhe grindje për para dhe pushtete të fuqise fizike.

Lexova këto vjersha, këto poezi, këto shpirtërima, dhe pyes: Salloni i Poezisë nuk di pse s'është në Tiranë?

Pse s'mblidhet, nuk e di. Valdete Antoni, na prek si përmendje dhe duhet ta riformuloj pyetjen:

Apo mblidhet dhe nuk e dimë ne, të gjinisë tjetër?! Kjo mosdije do të ishte e mrekullueshme.

Ne vazhdojmë të shtiremi: pëlqejmë këtë lloj poezie, dhe flasim e lëvdojmë e mburrim të tjera; vetëm e vetëm se ashtu kanë bërë ata që na mësuan kështu të bëjmë edhe ne! Pastaj, sigurisht që na ndodh si tek poezia e Valdetes:

"Nëntë muaj, asnjë ditë më pas
Zoti u fali atyre nga një vajzë
Me buzët dhe sytë e të vdekurës..."

Nuk di sa prej poetëve të antologjive zyrtare marrin përsipër të krijojnë dot këtë gjendje poetike krejt të natyrshme!
Salloni i Poezisë duhet krijuar. Në është, duhet nxjerrë prej ilegalitetit. Në se nuk ka vend për këtë sallon le të mos jetë më ish Salla e Lidhjes së Shkrimtarëve ku Naimi kishte kohë që vuante vetminë. Prej shumë kohësh ia hoqën nga antologjitë vargjet "Baltë e pluhur lë të bëhem/ të më shkeli këmba e Saj!"
Nuk besoj se e ka pasur thjesht për dashurinë, Naimi. Por pak rëndësi ka: unë e lexoj si dëshire për të respektuar poezinë e së bukurës.

Valdeti është saktësisht ajo që e vizaton Pendkaltri (Kolec Traboini). Unë e mbaj mend vetëm duke buzëqeshur, vetëm duke pranuar të tjerët në zgjedhjen e tyre, në shijen e tyre. Ka shkruar e ka përgatitur emisione për të tjerët, pa asnjë prapamendim për t'ja pasur borxh; i janë kthyer pa e ditur as ajo vetë: duke lexuar e pëlqyer poezitë e saj! Sa vite jane bërë kështu?
Sa vite u bënë që shumë prej nesh e dinë që poezia e Valdete Antonit është e tillë, e veçantë, e butë, njerëzore, ndjesore?  Pra, nuk ka asnjë rëndësi mosha e saj...

"Kape fillin tim të fanellës
mblidhe, ja kështu si unë
Oh të ra nga duart
Kape, kape prap
Ne mbledhim lëmsha
dhe rrimë pa fanella..."

Nuk di në ka zemër që nuk rreh ndryshe, duke lexuar këtë poezi. Valdeti gjëmon së brendshmi, së thelli. Ajo që shihet në breg-det, dhe bën sikur përplaset me brigjet, është vetëm dukja. Kaltërsia vjen prej thellësisë, mosha vjen prej lojës me jetën, në fund vjen vetëm filli i fillit. Edhe po s'deshe ti, çdo gjë nis nga e para. Poezia të ka ikur duarsh dhe lexuesi të mban mendsh e ndjenjash si të tillë...

"Perdja u shty
dhe rrezja pa shtresat
e fjetura vetëm
dhe gruan
që paloste natën..."

I rishkruaj këto vargje, kam dëshirë të rishkruaj edhe të tjera, thjesht se më duket se provoj ndjesinë e dhuratës që vjen edhe pa ta dërguar kush në adresën tënde.

Faleminderit Valdet!







Botuar nga
Gazeta Telegraf. - Nr. 676, 6 prill, 2008, f. 17.