Valdete Antoni Autore, Gazetare, Poete. E Lindur më datë 13 shtator 1953 dhe rritur në qendër të Tiranës, në shtëpinë disa shekullore të stërgjyshit të saj rilindasit të pavarsisë Nikolla Nishku. |
- Diplomuar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike, Departamenti i Gazetarisë në vitin 1975.
- punoi që nga viti 1977 deri 2013, në RTSH, si Gazetare në Radio Tirana prej 35 vitesh,
- nga njihet si redaktorja dhe realizuesja e shumë radiodramatizimeve për fëmijë dedikuar figurave të rilindjes kombtare dhe personazheve të zgjedhur nga letërsia botërore dhe shqipe në mikrofon,
- është iniciatore në vitet '90 e transmetimeve radiofonike live maratone prej mbi 4 orësh të përditshme në dialog me kolegët dhe publikun,
- hapjes së lidhjeve telefonike me njerzit duke thyer kornizat e emisioneve standarte të izoluara,
- duke sjellë risi në brendi mendimi dhe formën e komunikimit me dëgjuesit në Redaksine e Kulturës në programin "Diapazon"
- duke zbutur sadopak shpirtrat e acaruar të njerzve gjatë klimës së tensionuar mes publikut në turma para rrugës së RTSH; duke u bërë thirrje ushtarëve para Radios që mbronin institucionet shtetërore të ndalen e tregohen më njerzor dhe të ndjeshëm ndaj protestuesve në vitin 1991.
- Në vitin 1996, Valdete Antoni krijon programin "Kodi i Fshehur-Simboli".
Universitetit të Arteve Gazmend Leka
mbi gjuhën e Simboleve dhe njohjen
me kulturat dhe qytetërimet
si dhe shumë tema që për kohën tingëllonin
të panjohura dhe të ndaluara.
- Në vitet 2000-2013 autore e programit
- "Udhëtim për tek Vetja" në shtjellën e rubrikës "Pasuri Njerëzore" nisur më herët, dhe që solli premierë rrëfimin radiofonik të shoqërisë shqiptare në tranzicion vlerash (shlirimin nga ndjenja individuale e kolektive e fajit sipas Jaspersit) duke shpërndarë dije dhe energji pozitive të publiku për vlerat e jetës.
- Kolana e rrëfenjave të mbledhura dhe zgjedhura ndër vite u realizua artistikisht në disa albume në Cd, me të cilat u vlerësuan pjesëmarrsit fitues me një ceremoni festive pranë Klubit të Gruas "Teuta" në Tiranë, 2005.
- Tregimi, Novela apo Romani i shkruar zëshëm në një prozë dëgjimore mes reales dhe imagjinares duke udhëtuar në kujtesë e duke sjellë perlat e mbledhura nga shqiptarët në disa kohëra.
- Ky program realizohej të mërkurave në mbrëmje në kanalin e parë të Radio Tiranës dhe rezonoi në mbarë median e shkruar dhe vizive shqiptare
- duke sjellë formën e aplikuar tanimë të katarsisit social mes vetrrëfimit publik në trajtën e historive të shkurtra reale si stil gazetarie.
- Këtu mund të dëgjoni pjesë të zgjedhura nga kolana e fituesve të emisjonit:
- http://www.youtube.com/watch?v=7kExUzJLo2Q
- Nga viti 1990-2013 V.Antoni është Autore e disa programeve në Radio Tirana :
Rubrikat:
- "NUANCA SHPIRTRORE"
- "HOROSKOPI ORIGJINAL I DITES"
- "PASURI NJEREZORE"
- QUMSHTI I MEMES - ARTI MAGJIK I SAJ
- MEMESIA AKTI I KRIJIMIT
- "E QESHURA NE ALTAR"
EMISJONET:
Rubrikat:
EMISJONET:
- "Udhetim per tek Vetja"
-
"Kodi i Fshehur - Simboli",
-
"Dyer dhe Labirinte",
-
"Porta te Hapura nga Arti tek Arti",
-
"Qytetërimi,shenja dhe arketipe"
-
"Vizione dhe Vizionare"
-
"RRJEDHA TE KULTURES "
- "FATI I FAMILJEVE TE MEDHA SHQIPTARE"
- "FATI I GJUHES SHQIPE"
- "SHTEPIA E ENDRRAVE"
- Portrete të zëshëm të "rilindasve të fundit":
- Finalja e buzëqeshur ;
-
Nuk ka qenë antare e ndonjë Partie asnjë edhe një ditë; Nuk ka qenë asnje dite ne poste drejtuese, qofte edhe një orë si shefe redaksie.
Emisjone si e ftuar tvsh&news 24:
1.-http://www.youtube.com/watch?v=VmtLKgHHvZM
2.-http://www.youtube.com/watch?v=SZntSCoOci4
No comments:
Post a Comment