Friday, September 6, 2013

TINGULLI I VESUAR QË MAHNITI FESTIVALET


Valdete Antoni
KRIJIMET 
TEK FESTIVALET, 
ANKETAT DHE 
FESTAT E RTSH 


  •   Autorja që në nisje të profesionit si gazetare dhe pas hyrjes në Radio Tirana si krijuese shpërfaqi talentin  në praninë e vijueshme me autorët e muzikës dhe këngëtarët në RTSH
  • Muza poetike gjeti një prej dritareve në formën më të pëlqyeshme dhe  të kuptueshme nga publiku - këngën e muzikës së lehtë shqiptare.
  • Ndër miqtë e krijesave të përbashkëta artistike njihet  kompozitori Aleksandër Vezuli, ndërsa këngën e parë e realizon me kompozitorin e vjetër Gaqo Avrazi e në vijim me artistin Fatos Qerimi dhe Vladimir Kotani,
  • si dhe me këngëtaret Irma Libohova, 
  • Ema Qazimi, 
  • pastaj Viktor Tahiraj si fitues rekordmen me këngën 1-2-3 i Anketës Muzikore në Radio Tirana, 
  • Nuredin Osdautaj si dhe Fioralba Kafazin në Festivalin e Pranverës  me motivin poetik 

“ Dil tani,
mjaft të mbajta fshehur gjithë ditën,
 jemi larg tani mos u dridh,
o  dhimbja ime! " 



"Një dy treshi "- kështu thirrej dikur kënga fituese që mbajti të pezullta për mbi një vit emocionet e dëgjuesve në  Hit Parade të Radio Tiranës, me tingëllimën  e Blues Brothers në intro prej kompozitorit VEZULI u shndërrua në pasaportën identitare të këngëtarit potent  vlonjat VIKTOR TAHIRAJ. 3V-ja e grupit krijues, ishte kënga në kapërcyellin e ndryshimeve që kishin nisur me hapjen e ambasadave dhe ndërrimin e sistemit nga diktaturë në demokraci, e  më e rëndsishmja  vendosjes së sistemit të ri të vlerave kulturore në median kombtare si pasqyrë e shoqërisë shqiptare.

 http://www.youtube.com/watch?v=AbrDA2DAlFU
                                    




                             Refreni si motiv:


"Gjithsa kam ende s'i kam thënë
sa herë matem ta shpreh
më mundon nuk më le të qetë
kur fle 
nuk fle vërtet!

A ka det
det o që nuk flet
dini mal të mos heshtë 
A  ka lule 
që nuk Çelin kurrë
jo jo s'i gjeni dot!

Nëse  më njihni apo jo
kjo nuk ka rëndsi 
nuk jam artist me emër jo
kohën ndiej si  çdo njeri!



Sa matem, Një, dy tre, 
ndiej zërat tuaj,
jam me ju
dhe ju me mua
në një çast 
a i them dot
gjithsa gjithsa kam! "




Ndër këngët të cilat vlerëson si më të pikuarat është:



·   JETA NIS ME EMRIN  TËND ,1984-  Muzika e Aleksandër Vezulit një këngë që simbolizon edhe ardhjen e  fëmijës së parë në familjen e saj.Kenduar nga Irma Libohova ne Anketen muzikore (Mars 1984)
       http://www.youtube.com/watch?v=1gYXIw8X9c8




·    UNË JAM NËNË E NUK JAM FLUTUR-  
    Muzika e Aleksandër Vezulit si në hyrjen e librit të saj të dytë: TË VETMIT FËMIJËT, MA NGJALLIN DASHURINË

    Kënduar nga Ema Qazimi dhe Grupi i femijeve te shkolles "Hasan Vogli" ne Koncertet e Majit 1986.

         



·   KUKULL NË QELQ - Muzika Stiven Hajduk, Performuar nga artisti dhe inxhinieri kimist Nuredin Osdautaj në festivalin e Këngës në RTSH viti 1994.
    Kënga përtej konjukturave të jurive zbuloi një përmasim të ri në harmoninë e poezisë dhe muzikës si dhe kërcimit Break Dance nga këngëtari shqiptar me banim në Gjermani. 
    Për afro 10 minuta kënga u duartrokit furishëm nga shikuesit në sallën  e Pallatit të Koncerteve dhe u kërkua bis përsëritje disa herë jo vetëm për manierën e kërcimit sesa fuqinë e fjalës poetike të muzikuar dhe realitetit ireal të shfaqur.Pra fituesja de facto dhe e pashpallur pavarsisht votimeve më e pakta nga publiku ishte kënga KUKULL NË QELQ. 
   
    Kureshtia qëndron në faktin tjetër se autorja e tekstit poetik e shkroi brenda  një nate duke e dëgjuar e ridëgjuar motivin muzikor i cili thoshte vetëm "e Sa shumë të dua...pambarim", dhe e transformoi me dashuri pa e parë asnjë moment këngëtarin vetëm kur u shfaq mbrëmjen  e festivalit dhe vërtet tingëlloi si një mrekulli mbi skenën shqipe.
    Pra ashtu si bashkimi në  distancë  por me happy end i tunelit austriak të mjeshtrit inxhinierik Karl Gega, po  kështu dhe magjia e artit dhe ndjeshmëria finesa e feminiteti i poetes realizuan një piktakim imagjinar dhe triumfues mes kompozitorit, këngëtarit valltar dhe autores gazetare.


“KUKULL NË QELQ”

TY PAS XHAMIT TË SHIKOJ
PËRPLASESH SI NJË FLUTUR
BËJ QË XHAMI TË THYHET
TI MBETESH E HESHTUR

BALLI YT I BARDHË
DRIDHET NËPËR QELQ
ZGJATEM QË TA PUTH
MË NGRIN KJO BUZË-SHKRETA

MË THUAJ ÇFARË JE TI
JE KUKULL A NJERI?!
E KUSH TË PASKA TREMBUR?
ZEMRËN TA KA MPIRË?!

MË NGROH NË GJI
MOJ KULLUMBRI
TË PIKOJ LOT
SHPIRTIN TËND TA SHKRIJË
DUA ZJARR NË ZEMËR
TË BËHESH E GJALLË
TE JESH VAJZA IME
PËR TË CILËN
KAM MALL....SHUMË

MË THUAJ ÇFARË JE TI?!



Autorja ende vijon bashkpunimin dhe ruan në kohë  lidhje me miqtë e Muzikës. Shpesh i ka përkrahur dhe inkurajuar artistët e rinj në fillesat e tyre edhe në kostumin e redaktores së teksteve  ndër festivale si kantautorin Kristi Popa në studion muzikore dhe këngëtaren Soni Malaj në shtëpinë e saj Tanimë vetë poezitë e gjashtë librave burojnë motive si për artistët pamor të cilëve u krijon figura artistike ashtu dhe melodive që  vijnë si "djep fyejsh" nga "kanistra me poezi" dhe na kujtojnë vlerën e jetës dhe thirrjen  e detit të dashurisë!





Tuesday, September 3, 2013

Piketat Profesionale dhe Shenjimet kulturore -Valdete Antoni

       
Valdete Antoni 
Autore, Gazetare, Poete.
 E Lindur më datë 13 shtator 1953 dhe rritur në qendër të Tiranës, në shtëpinë disa shekullore të stërgjyshit të saj rilindasit të pavarsisë Nikolla Nishku.



  • Diplomuar në Universitetin e Tiranës, në  Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike,  Departamenti i Gazetarisë në vitin 1975. 
  • punoi që nga viti 1977 deri 2013, në RTSH, si Gazetare në Radio Tirana prej 35 vitesh,
  •  nga njihet si redaktorja dhe  realizuesja e  shumë radiodramatizimeve për fëmijë dedikuar figurave të rilindjes kombtare dhe personazheve të zgjedhur nga letërsia botërore dhe shqipe në mikrofon,
  • është iniciatore në vitet '90 e transmetimeve radiofonike live maratone prej mbi 4 orësh të përditshme në dialog me kolegët dhe  publikun,
  •  hapjes së lidhjeve telefonike me njerzit duke thyer kornizat e emisioneve standarte të izoluara,
  •  duke sjellë risi në brendi mendimi dhe formën e komunikimit me dëgjuesit në Redaksine e Kulturës në programin "Diapazon" 
  • duke zbutur sadopak shpirtrat e acaruar të njerzve gjatë klimës së tensionuar mes publikut në turma para rrugës së RTSH; duke u bërë thirrje ushtarëve para Radios që mbronin institucionet shtetërore të ndalen e tregohen më njerzor dhe të ndjeshëm ndaj protestuesve në vitin 1991. 

  • Në vitin 1996, Valdete Antoni krijon programin "Kodi i Fshehur-Simboli".
      me piktorin e njohur dhe profesorin e 
      Universitetit të   Arteve Gazmend Leka 
      mbi gjuhën e    Simboleve dhe njohjen 
      me   kulturat dhe  qytetërimet 
      si dhe shumë tema që për kohën tingëllonin 
      të panjohura dhe të ndaluara.

  • Në vitet 2000-2013   autore e programit
  • "Udhëtim për tek Vetja" në shtjellën e rubrikës "Pasuri Njerëzore" nisur më herët, dhe që solli premierë rrëfimin radiofonik të shoqërisë shqiptare në tranzicion vlerash (shlirimin nga ndjenja individuale e kolektive e fajit sipas Jaspersit) duke shpërndarë dije dhe energji pozitive të publiku për vlerat e jetës. 
  • Kolana e rrëfenjave të mbledhura dhe zgjedhura ndër vite u realizua artistikisht në disa albume në Cd, me të cilat u vlerësuan pjesëmarrsit fitues me një ceremoni festive pranë Klubit të Gruas "Teuta" në Tiranë, 2005.
  • Tregimi, Novela apo Romani i shkruar zëshëm në një prozë dëgjimore mes reales dhe imagjinares duke udhëtuar në kujtesë e duke sjellë perlat e mbledhura nga shqiptarët në disa kohëra.

  • Ky program realizohej të mërkurave në mbrëmje në kanalin e parë të Radio Tiranës dhe rezonoi në mbarë median e shkruar dhe vizive shqiptare 
  • duke sjellë formën e aplikuar tanimë të katarsisit social mes vetrrëfimit publik në trajtën e historive të shkurtra reale si stil gazetarie.


  • Nga viti 1990-2013 V.Antoni është Autore  e disa programeve në Radio Tirana :

  • Rubrikat:

  • "NUANCA SHPIRTRORE"
  • "HOROSKOPI ORIGJINAL I DITES"
  • "PASURI NJEREZORE"

  • QUMSHTI I MEMES - ARTI MAGJIK I SAJ
  • MEMESIA AKTI I KRIJIMIT
  • "E QESHURA NE ALTAR"
     

         EMISJONET:

  • "Udhetim per tek Vetja"
  • "Kodi i Fshehur - Simboli",
  • "Dyer dhe Labirinte",
  • "Porta te Hapura nga Arti tek Arti",
  • "Qytetërimi,shenja dhe arketipe"
  • "Vizione dhe Vizionare"
  • "RRJEDHA TE KULTURES "
  •  "FATI I FAMILJEVE TE MEDHA SHQIPTARE"
  • "FATI I GJUHES SHQIPE"
  • "SHTEPIA E ENDRRAVE"
  •  Portrete të zëshëm të "rilindasve të  fundit":   

Ka promovuar në mikrofonin e Radio Tiranës disa nga personalitetet e rëndsishme të kulturës dhe bashkohësis, si dhe nga ana tjeter duke inkurajuar e orientuar shumë personazhe të apasionuar të njohur dhe të panjohur në fillesat e tyre  drejt  rrugës  së bukur të letërsisë dhe medias .