Friday, September 6, 2013

TINGULLI I VESUAR QË MAHNITI FESTIVALET


Valdete Antoni
KRIJIMET 
TEK FESTIVALET, 
ANKETAT DHE 
FESTAT E RTSH 


  •   Autorja që në nisje të profesionit si gazetare dhe pas hyrjes në Radio Tirana si krijuese shpërfaqi talentin  në praninë e vijueshme me autorët e muzikës dhe këngëtarët në RTSH
  • Muza poetike gjeti një prej dritareve në formën më të pëlqyeshme dhe  të kuptueshme nga publiku - këngën e muzikës së lehtë shqiptare.
  • Ndër miqtë e krijesave të përbashkëta artistike njihet  kompozitori Aleksandër Vezuli, ndërsa këngën e parë e realizon me kompozitorin e vjetër Gaqo Avrazi e në vijim me artistin Fatos Qerimi dhe Vladimir Kotani,
  • si dhe me këngëtaret Irma Libohova, 
  • Ema Qazimi, 
  • pastaj Viktor Tahiraj si fitues rekordmen me këngën 1-2-3 i Anketës Muzikore në Radio Tirana, 
  • Nuredin Osdautaj si dhe Fioralba Kafazin në Festivalin e Pranverës  me motivin poetik 

“ Dil tani,
mjaft të mbajta fshehur gjithë ditën,
 jemi larg tani mos u dridh,
o  dhimbja ime! " 



"Një dy treshi "- kështu thirrej dikur kënga fituese që mbajti të pezullta për mbi një vit emocionet e dëgjuesve në  Hit Parade të Radio Tiranës, me tingëllimën  e Blues Brothers në intro prej kompozitorit VEZULI u shndërrua në pasaportën identitare të këngëtarit potent  vlonjat VIKTOR TAHIRAJ. 3V-ja e grupit krijues, ishte kënga në kapërcyellin e ndryshimeve që kishin nisur me hapjen e ambasadave dhe ndërrimin e sistemit nga diktaturë në demokraci, e  më e rëndsishmja  vendosjes së sistemit të ri të vlerave kulturore në median kombtare si pasqyrë e shoqërisë shqiptare.

 http://www.youtube.com/watch?v=AbrDA2DAlFU
                                    




                             Refreni si motiv:


"Gjithsa kam ende s'i kam thënë
sa herë matem ta shpreh
më mundon nuk më le të qetë
kur fle 
nuk fle vërtet!

A ka det
det o që nuk flet
dini mal të mos heshtë 
A  ka lule 
që nuk Çelin kurrë
jo jo s'i gjeni dot!

Nëse  më njihni apo jo
kjo nuk ka rëndsi 
nuk jam artist me emër jo
kohën ndiej si  çdo njeri!



Sa matem, Një, dy tre, 
ndiej zërat tuaj,
jam me ju
dhe ju me mua
në një çast 
a i them dot
gjithsa gjithsa kam! "




Ndër këngët të cilat vlerëson si më të pikuarat është:



·   JETA NIS ME EMRIN  TËND ,1984-  Muzika e Aleksandër Vezulit një këngë që simbolizon edhe ardhjen e  fëmijës së parë në familjen e saj.Kenduar nga Irma Libohova ne Anketen muzikore (Mars 1984)
       http://www.youtube.com/watch?v=1gYXIw8X9c8




·    UNË JAM NËNË E NUK JAM FLUTUR-  
    Muzika e Aleksandër Vezulit si në hyrjen e librit të saj të dytë: TË VETMIT FËMIJËT, MA NGJALLIN DASHURINË

    Kënduar nga Ema Qazimi dhe Grupi i femijeve te shkolles "Hasan Vogli" ne Koncertet e Majit 1986.

         



·   KUKULL NË QELQ - Muzika Stiven Hajduk, Performuar nga artisti dhe inxhinieri kimist Nuredin Osdautaj në festivalin e Këngës në RTSH viti 1994.
    Kënga përtej konjukturave të jurive zbuloi një përmasim të ri në harmoninë e poezisë dhe muzikës si dhe kërcimit Break Dance nga këngëtari shqiptar me banim në Gjermani. 
    Për afro 10 minuta kënga u duartrokit furishëm nga shikuesit në sallën  e Pallatit të Koncerteve dhe u kërkua bis përsëritje disa herë jo vetëm për manierën e kërcimit sesa fuqinë e fjalës poetike të muzikuar dhe realitetit ireal të shfaqur.Pra fituesja de facto dhe e pashpallur pavarsisht votimeve më e pakta nga publiku ishte kënga KUKULL NË QELQ. 
   
    Kureshtia qëndron në faktin tjetër se autorja e tekstit poetik e shkroi brenda  një nate duke e dëgjuar e ridëgjuar motivin muzikor i cili thoshte vetëm "e Sa shumë të dua...pambarim", dhe e transformoi me dashuri pa e parë asnjë moment këngëtarin vetëm kur u shfaq mbrëmjen  e festivalit dhe vërtet tingëlloi si një mrekulli mbi skenën shqipe.
    Pra ashtu si bashkimi në  distancë  por me happy end i tunelit austriak të mjeshtrit inxhinierik Karl Gega, po  kështu dhe magjia e artit dhe ndjeshmëria finesa e feminiteti i poetes realizuan një piktakim imagjinar dhe triumfues mes kompozitorit, këngëtarit valltar dhe autores gazetare.


“KUKULL NË QELQ”

TY PAS XHAMIT TË SHIKOJ
PËRPLASESH SI NJË FLUTUR
BËJ QË XHAMI TË THYHET
TI MBETESH E HESHTUR

BALLI YT I BARDHË
DRIDHET NËPËR QELQ
ZGJATEM QË TA PUTH
MË NGRIN KJO BUZË-SHKRETA

MË THUAJ ÇFARË JE TI
JE KUKULL A NJERI?!
E KUSH TË PASKA TREMBUR?
ZEMRËN TA KA MPIRË?!

MË NGROH NË GJI
MOJ KULLUMBRI
TË PIKOJ LOT
SHPIRTIN TËND TA SHKRIJË
DUA ZJARR NË ZEMËR
TË BËHESH E GJALLË
TE JESH VAJZA IME
PËR TË CILËN
KAM MALL....SHUMË

MË THUAJ ÇFARË JE TI?!



Autorja ende vijon bashkpunimin dhe ruan në kohë  lidhje me miqtë e Muzikës. Shpesh i ka përkrahur dhe inkurajuar artistët e rinj në fillesat e tyre edhe në kostumin e redaktores së teksteve  ndër festivale si kantautorin Kristi Popa në studion muzikore dhe këngëtaren Soni Malaj në shtëpinë e saj Tanimë vetë poezitë e gjashtë librave burojnë motive si për artistët pamor të cilëve u krijon figura artistike ashtu dhe melodive që  vijnë si "djep fyejsh" nga "kanistra me poezi" dhe na kujtojnë vlerën e jetës dhe thirrjen  e detit të dashurisë!





No comments:

Post a Comment