Saturday, August 24, 2013

“Kohë që po han të vetët.”





Bisedë me gazetaren e Radio Tiranës Valdete Antoni.


1.Sa kohë keni që punoni në Radio Tirana?


Radio Tirana në fund të vitit që shkoi shënoi 65 vjetorin e saj.Unë kam nisur jetën e gazetares së Radios kur Ajo ishte rreth të dyzetave.Ka qenë ditë shkurti e vitit 1977.
Përjetova tre kohë të Radios në Stinët e mia të jetës:

Atë të një censure të kthyer në rregull, të hierarkisë politike, të profesionalizmit, seriozitetit të të heshturve dhe të një godine të mbajtur mirë.

Kohën pas 90-tës,kur ndjeva frymëmarrjen,fuqinë e Radios,ngritjen e vetvetes dhe të vlerave të kolegëve, më pas “bumin” me jo profesionistë dhe “vrapin” e të zgjedhurve përtej detit.

Po jetoj prej disa vjetësh Radio-braktisurën që shpesh më kujton tregimin “Minjtë” të Buxatit.
Jetoj çvlersimin intelektual dhe të pervojës,tejkalimin e barazitizmit socialist.

2)Në kohën kur niset,si ju shihnin kolegët ? A ju paragjykonin si gazetare?

-Nuk mendoj se ata paragjykonin, sepse aty unë gjeta disa zonja e zonjusha (po i quaj tani keshtu “shoqet”)gazetare dhe një mjedis jo pak femeror.

3)Po shoqëria paragjykonte? Nëse po,si mendoni pse ndodhte kjo?

-Nuk të paragjykonin si femër gazetare,se ne duhet ta pranojmë,punonim në të vetmin institucion të medias së folur dhe ky vlerësim të shoqëronte.
Ishte hija e Institucionit dhe jo e jona që i flakte paragjykimet.
Tani duket se “paragjykimet” i pollën vetë gazetaret me mungesën e seriozitetit me dëshirën e ethshme për të qënë të dukshme në këtë lloj “Sfilate”mediatike.


4) Çfarë roli ka patur gruaja në media dikur?Po tani?


-Thoni dikur;më ngjan se flisni për një kohë shumë të largët.Matësi i “rolit”për mua është tek fuqia krijuese dhe serioziteti,orientimi i shijeve të publikut,autoriteti i fituar me kulturë dhe butësi femre.Nuk jane “syzet” mbi kokë edhe në darkë që të rrisin rolin si gazetare.

5) Çfarë duhet ndryshuar në mentalitetin e njerëzve ?


''-Një poet dhe publicist niste thirrjen;
Mësojeni kohën ,të mos hajë të vetët..''
Më shqetëson mendësia “shoë-iste”që po pushton median dhe për pasojë jetën tone.Pa mëshirë vriten ëndërrimtarët dhe jo kriminelët.

6) Si e sheh veten nje grua gazetare, intelektuale ne “konkurrencën”e tregut që është krijuar?


-Të jesh gazetare ne Radio Tirana ka ndryshim nga të qënët gazetare në mediat apo gazetat private.Falë investimit professional në kohë,dëgjuesit më zgjojnë pasionin kur më fashitet,më detyrojnë të ruaj Fytyrën, por pafalësisht drejtuesit po thellojnë shtegun midis të thënit ,pra të predikuarit dhe të bërit,të qënurit.Po na mbytet nervi dhe “frigimi” për mbetjen pa të “famshmen pagë”.
Përpiqem për të mos pranuar shndërrimin në një nëpunëse pa personalitet.
Shpërfillja e përvojës, “symbyllja”ndaj pranisë është më shumë se mohim.Dhe,kur kjo kryhet nga dikush që ka ecur në udhë të rrëfyera dhe ushqyera për fat (ne lisin e gjakut dhe të qumështit)nga “iniciat”i dijes me shumë dishepuj,nga artiste me fuqi të rrallë kreative,nga dikush që njeh mirë median,të tjerë te një tjetër lloji edhe mund të justifikohen.
Fatmirësisht jam vetvetja ,dhe emrin tim si gazetare e kam shkruar me frymën time.
  



(Nga gazeta DITA e vitit 2003)

No comments:

Post a Comment