Thursday, August 29, 2013

VEPRA POETIKE-VALDETE ANTONI





VOLUMET POETIKE
&
 VLERSIME NGA PERSONALITETE
TE LETRAVE
SHQIPE:






1.




“ËNDËRR NË MUR” 

PRISHTINË, Ylberi", 1994



Ali Aliu:

… Një zë poetik i mekur që nuk n
ëm nuk akuzon kënd ,
një zë moralisht stoik, që shqetësimin e vet poetik e derdh përmes një strukture poetike të vetën
jo medoemos të mësuar, por të sigurt , të zotëruar …




                         




2.



"Muri im ka veshur këmishë"





 My wall has got a shirt" , Tirana, "Toena":1997





Iliriana Stringa:

"…Rrallë ndodh që mosha të mos krijojë maniera mbi poezinë e megjithatë poezia e saj është gjithnjë e njëjta : e pasigurtë për vlerën e vetes , e druajtur në përjetime dhe përfundime , e tejdukshme në metafora …."





3.


 "E pashë fluturimin tim"

"I saw my flight" , Tirana, "Toena": 1999




Shpëtim Kelmendi:

"Ashtu si f
ëmija që me pafajsinë e tij arrin ta shndërroj në lodër gjithe ç'prek me dorë, ashtu edhe V. Antoni arrin të shndërroj në tinguj 

edhe fjalët më të zakonshme. 

E shpenguar dhe e pacënuar nga logjika e ftohtë teknike, 
poezia e saj buron prej një harmonie të thellë shpirtrore 
që s'e ka fare të vështirë të realizohet 
në një harmoni shenjash grafike."










4.


 "Hyj në kraharor zoti"



 Autore: Valdete Antoni.
"Enter in God’s chest" , Tirana, "Toena": 2001




 Ramiz Gjini:

"Në dashuri ajo është më tepër se grua , madje përmasat e saj i kapërcejnë të gjitha kufijtë ato kufij 
që mund të arrihen vetëm përmes rrugës që të shpie vetëm tek krijuesi i gjithësisë , te Zoti."






5.

                   "Tretur në polen drite "

"Wasted in Light Pole", Tirana, "Toena": 2005





   Behar Gjoka:
"Kjo përvojë shkrimi vjen e plotë si vokacion shprehës, si gjurmë e dëshmive të sendërtimit të poezisë, 
që ruan ekuilibrin ndërmjet thënies dhe domethënies, 
formës dhe mesazhit. 

Finesa dhe feminiteti zbulohet me përkujdesje ndaj fjalës dhe vargut, ndaj tingujve që rimojnë së jashtmi, 
 kanë një temporitmikë të brendshme. 

Gjetjet poetike të formuluara në materien tekstore, në vargëzimin modern dhe klasik, në ritmikën brenda vargjeve, lidhen sidomos me lëvrimin e poezisë 
pa titull 
dhe 
pa shenja pikësimi."








6.

  
                                      Vesë tingulli poezi,


                                   Autore: Valdete Antoni. 

                            Botuesi: Toena. Faqet e librit 200.
 "Dew Sound" - Selected poetry, Tirana, 2011




 Kolec Traboini: 

"Janë si perla të vogla e të shndritshme , 
që kur kërkon ti prekësh e ndjen si treten si pika vese …"
                                               


Pirro Loli:

"Kur lexon poezitë e Valdetes lexuesi provon emocione për ato gjetje, shprehur me aq finesë befasuese; njoha sinqeritetin e gruas nën një vello të hollë, lehtas mbuluar, gati-gati me petale lulesh ku frymon fati i gruas me të gjithë abc-në e femrës. 


Ka në këtë poezi, psherëtima të lehta që s’duan ta nxjerrin dhimbjen nga buzët; ka këngë, ngjarje e elegji të shpirtit njerëzor, shprehur me një lirizëm të hollë artisteje; ka vargje, ritme e melodi të brendshme, ku fryn një fllad i lehtë që ngjall sythe të tharë e të fjetur. 

Çdo qenie femërore, "gjen veten në harkun burrëror... si një vesë tingulli dhe... nga habia le të ngrijë dhe le të bëhet femër...".


Lexuesi e përjeton poezinë e Valdete Antonit me emocion gjallërues, me një dridhmë të lehtë si frymë, ku vibron tej e tej një ajër i kulluar, e duket se një dorë e bardhë fshin të keqen rënë si pluhur mbi sendet e ngrira e të ndjek pas një buzëqeshje e çiltër e bota të bëhet më e bukur, më harmonike. 


Poetja komunikon thjesht, por figurshëm, e poezia e saj na vjen si zbulim paqeje e mirëkuptimi. Ajo është e dashuruar me të gjitha sendet, objektet, ngjarjet, njerëzit e kësaj bote. Të gjithë mbushin jetën e saj të përditshme dhe poetja si nga një frymë e sipërme, i mbush ata me dritë. E, nëse ata janë tingujt e jetës, ajo është vesa përmbi ta. 

 Në këto poezi vezullon fisnikërisht një diell i brendshëm e unë do dëshiroja, që lexuesi ta përjetonte si akt dashurie. "


 






  Faruk Myrtaj:


"Valdeti gjëmon së brendshmi, së thelli. 
Ajo që shihet në breg-det, 
dhe bën sikur përplaset me brigjet,  
është vetëm dukja. 

Kaltërsia vjen prej thellësisë
                   mosha vjen prej lojës me jetën, 
                             në fund vjen vetëm filli i fillit. 

Edhe po s'deshe ti,  
çdo gjë nis nga e para. 
Poezia të ka ikur duarsh 
                                dhe lexuesi të mban mendsh 
                                   e ndjenjash si të tillë..."








No comments:

Post a Comment